Luaj tani

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 13 qershor 2025 ora 00:01 deri më 19 tetor 2025 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktet që tregton. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale dhe besnikerie për blerësit e produkteve Lavazza (sipas detajimit në tabelën nr.2 bashkangjitur rregullores) që kompania Marketing & Distribution tregton. Për tu bërë pjesë e shorteut dhe programit të besnikërisë duhet të kryhet një blerje për një nga produktet detajuar në tabelën nr. 2 dhe kuponin tatimor ta regjistrojnë në adresën www.luajlavazza.al. Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Për dhuratat me llotari, përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha emrat e regjistruara online.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Platformat online për regjistrim në llotari do të lançohet më 13 qershor 2025 ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 19 tetor 2025 ora 23:59.

3. Çmimet

Loja me llotari do të ketë:

a) 2 fitues “Eksperience te Torino Nitto ATP Finals”.

Në vlerë monetare, çmimi për:

a) 1 “Eksperience te Torino Nitto ATP Finals” është 25’200 Leke* me TVSH (21’000 Leke pa TVSH)

* Paketa për çdo fitues përmban 2 bileta udhëtimit për në Itali, akomodimin për ditët e qëndrimit dhe 2 bileta hyrëse për në Nitto ATP Finals. Çmimi i fituar nuk mund te rimbursohet në kesh.

Programi i besnikërisë do të ketë dhuratat si më poshtë:

a) 10 pikë të grumbulluara “2 filxhan ekspresi Lavazza” ose “ 2 filxhan kapuçino Lavazza”

b) 15 pikë të grumbulluara “1 çantë plazhi Lavazza”

c) 30 pike të grumbulluara “1 aparat kafeje A Modo Mio Lavazza”.

4. Pritshmëritë për pjesmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesmarrësve është rreth 1200 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produkteve Lavazza që Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit ne tabelën nr. 2) në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 13 qershor 2025 ora 00:01 dhe 19 tetor 2025 ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesmarrja në përzgjedhjen e fituesve me llotari :

Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesmarrje në llotari:

- Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të kafesë Lavazza (sipas tabeles nr.2, brendi Lavazza) me vlerë minimale 350 Lekë me TVSH (291.66 Leke pa TVSH) gjatë periudhës 13 qershor 2025 ora 00:01 dhe 19 tetor 2025 ora 23:59, dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.luajlavazza.al bëhen pjesë për të fituar 1 nga 2 çmimet “Eksperience te Torino Nitto ATP Finals”. Çdo përdorues i regjistruar bëhet pjesë në përzgjedhjen për të fituar 1 nga 2 çmimet “Eksperience te Torino Nitto ATP Finals”;

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Për tu bërë pjesë e programit te besnikërisë Lavazza, blerësit duhet të ndjekin hapat e mëposhtme:

Faza e parë: Grumbullimi i pikeve:

a. Të blejnë në territorin e Shqipërisë një nga paketimet Lavazza të listuara në Tabelën Nr.1 që kompania Marketing & Distribution tregton;

b. Të plotesojë online në faqen e internetit të organizatorit, www.luajlavazza.al, të dhënat personale (Emër, Mbiemër, datëlindje, numër telefoni, adresë, dhe adresë e-mail), të dhënat e kuponit tatimor (të ngarkohet foto e kuponit tatimor në sistem dhe të përcaktohet barkdoi Lavazza i blerë dhe sasia e blerë) që është kryer blerja si dhe te regjistrojë kodin unik që gjendet brenda paketimit Lavazza.

c. Të shkëpusë nga paketimi Lavazza kapakun ku është i printuar kodi unik dhe të grumbullojnë kodet e regjistruara online

Me 10 kode Lavazza të regjistruara, konsumatori grumbullon 10 pikë që janë të barazvlefshme me 2 filxhan ekspresi Lavazza, ose 2 filxhan kapucino Lavazza.

Me 15 kode Lavazza të regjistruara konsumatori grumbullon 15 pikë që janë të barazvlefshme me “1 çantë plazhi Lavazza”.

Me 30 kode Lavazza të regjistruara konsumatori grumbullon 30 pikë që janë të barazvlefshme me “1 ekspres kafeje Lavazza”

Faza e dyte: Përzgjedhja e dhuratës.

Për përzgjedhjen e dhuratës çdo person që ka regjistruar blerjet Lavazza online në www.luajlavazza.al duhet të ndjekë hapat e mëposhtme:

a. Të aksesojë llogarinë e pikëve duke vendosur adresën e e-mail (adresa e e-mail duhet të jetë e njejtë me atë të vendosur gjatë regjistrimit të pikëve) në faqen https://sq.luajlavazza.al/points;

Në këtë moment përdoruesit i dërgohet me e-mail një link i përkohshëm dhe duke klikuar tek linku përdoruesit do i shfaqet një faqe e cila do të paraqesë opsionet:

• Numri total i pikëve të grumbulluara;

• Lista e dhuratave që mund të përfitohet me nivelin e pikëve të grumbulluara.

b. Përdoruesi klikon mbi dhuratën që do të përzgjedhë dhe shtyp butonin “Konfirmo”

c. Mbas konfirmit të dhuratës, përdoruesi duhet të postoje në adresën e organizatorit kodet promocionale të shkëputur nga paketimet Lavazza të blerë.

Adresa e organizatorit:

Marketing & Distribution

Sektori i Marketingut

Rruga "Iliria", Nr.53, Tiranë, Shqipëri (Autostrada Tiranë-Durrës, Km 10, Kashar)

Faza e tretë: Konfirmimi i dhuratës dhe njoftimi i fituesit.

Mbasi konsumatori përzgjedh dhuratën, organizatori njoftohet me anë të një e-maili. Per dhuraten e përzgjedhur organizatori pret që të dërgohen me postë dhe kodet promocionale të shkëputura nga paketimet Lavazza. Në momentin që merr në dorezim dhe zarfin me kodet promocionale organizatori kontrollon vlefshmërinë e kodeve dhe të regjistrimit. Në rast se kosumatori ka ndjekur hapat e rregullores, organizatori konfirmon dhuratën e përzgjedhur nga konsumatori. Në këtë moment emri i konsumatorit afishohet në faqen e lojës “Fituesit” dhe organizatori fillon procedurat për dorëzimin e dhuratës nëpërmjet Postës Shqiptare.

Shpërndarja e dhuratave do të kryehet brenda 15-20 ditëve që nga momenti i konfirmimit të dhuratës dhe afishimit të emrit tek faqja e lojës “Fituesit”. Në momentin që organizatori bën dorëzimin e dhuruatës tek Posta Shqiptare, fituesi do të njoftohet me anë të një SMS ku do i bëhet me dije filiali i Postës Shqiptare ku duhet të paraqitet për marrjen në dorezim të dhuratës si dhe numri i gjurmimit të pakos.

Regjistrimi

Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Çdo kod promocional i regjistruar është i barazvlefshëm me 1 pikë. Një konsumator mund të regjistrojë një kod promocional Lavazza vetëm një herë.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen me llotari si dhe programit të besnikërisë.

7. Përzgjedhja e fituesve me llotari

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore më 21 tetor 2025 në ambientet e kompanise Marketing & Distribution ora 11:00. Te gjitha aplikimet pjesmarrëse rregjistrohen në databazën e programit të “Panelit të Administrimit” (Aneksi A) të platformës www.luajlavazza.al të krijuar nga inxhinieri IT të kompanisë. Paneli i administrimit për këto platforma mundëson afishimin e të gjitha emrave (users) të regjistruara në format “.CSV”. Për përzgjedhjen e fituesve, do të printohet lista e emrave (users) të regjistruar në lojë (Emër, mbiemër, numër telefoni, adresa) dhe do të grumbullohen në një kuti të tejdukshme. Në mënyrë rastësore do të përzgjidhen fituesit duke tërhequr 2 bileta nga kutia. Mbas përzgjedhjes së fituesve, kontrollohen aplikimet e hedhura në sistem gjatë procesit të regjistrimit dhe vertetohet që janë plotësuar kushtet e pjesmarrjes në shorte. Ne rast se regjistrimi/regjistrimet janë të vlefshëm, do të kryhen menjëherë telefonatat njoftuese për fituesit. Në rast se mbas dy telefonatash të njëpasnjëshme në numrin e zgjedhur për arsye të ndryshme nuk bëhet i mundur kontaktimi atëherë kuponi skualifikohet dhe do të proçedohet me përzgjedhjen e një fituesi tjetër. Dhe kete herë do të ndiqet e njëjta procedure si më sipër. Ky proces do të përsëritet deri në momentin që një nga fituesit do të përgjigjet në telefon. I gjithe procesi kryhet në prani të një përfaqësuesi të autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, një përfaqësuesi të autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, si dhe perfaqesues të Marketing & Distribution Sh.p.k.

Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane do të njoftohen me shkrim për datën, orën dhe vendin kur do të zhvillohet shorteu dhe do të ndahen çmimet. Në rast se subjekti ka kryer njoftimin si më lart, por përfaqesuesi/t e autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë nuk paraqitet/n personalisht në datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet shorteu, atëherë Subjekti do të vijojë zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithatë në këtë rast Subjekti do të informojë titullarin/et e organeve përkatëse për zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.

Në të njëjtën mënyrë do të përzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtarë rezervë të cilët do të kontaktohen në rast se një nga fituesit nuk përfundon procesin e regjistrimit sipas pikës 9 të kësaj rregulloreje. Mbasi përzgjidhen fituesit në mënyrë rastësore, personat e përzgjedhur do të njoftohen rreth llotarise dhe cmimit të fituar si edhe përcaktohet procedura e regjsitrimit si fitues duke lënë një orar dhe afat ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar procedurën e llotarisë.

Në perfundim të përzgjedhjes do të mbahen dhe Proces Verbalet përkatëse (Aneksi B).

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin me llotari pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS ose telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet nje mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën.

Shperndarja e cmimeve për fituesit do të kryehet brenda 15 ditëve pune që nga momenti i vënies në dispozicion i dokumentave të kërkuar. Çmimet do të tërhiqen pranë selisë së shoqërisë Marketing & Distribution në adresën Autostrada Tiranë-Durrës, km 10, Kashar, Tirane. Për të tërhequr dhuratën fituesi duhet të paraqesë dokumentin identifikues, kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme.

Në rast se fituesi për arsye te ndryshme nuk respekton procedurat e regjsitrimit si fitues atëherë do të kontaktohet lojtari i parë rezervë. Për fituesin rezervë do të ndiqet e njëjta procedure si më sipër. Ky proçes vazhdon deri në dorezimin e dhuratave.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution , në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

TABELA NR. 1 (Lista e produkteve)